Thursday, September 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Surprizë! Sara Hoxha do të drejtojë emisionin më të ri në TCh

Sara Hoxha po bën një tjetër hap në televizion. Pas eksperiencave si konkurrente dhe anëtare jurie, këtë herë ajo do të provojë veten në rolin e moderatores.

Duke nisur nga e diela, 20 shtator, Sara do të drejtojë “Me Gjithë Zemër”, rubrikën e re që do të transmetohet si pjesë e programit “E Diell” në Top Channel.

Ky nuk është kontakti i parë i saj me ekranin. Në sezonin 2022–2023, Sara ishte konkurrente në “Dancing With The Stars”, ku arriti deri në finale dhe u shpall fituese së bashku me balerinin Luixhino Hala.

Më pas ajo iu bashkua “E Diell” në një tjetër pozicion, si anëtare e jurisë së “She’s On Top”, përkrah Dea Mishel dhe Krist Aliaj.

Në vitin 2023 provoi gjithashtu aktrimin, duke interpretuar personazhin e Arias në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”.

Rikthimi i saj në “E Diell”, megjithatë, vjen këtë herë me një përgjegjësi të re. “Me Gjithë Zemër” do të jetë rubrika që Sara do të ketë nën drejtim dhe nga materialet e publikuara deri tani kuptohet se në qendër të saj do të jenë historitë personale të njerëzve.

Publiku është ftuar të kontaktojë programin për të falënderuar dikë, për të kërkuar falje, për të organizuar një propozim martese apo për t’i bërë surprizë një personi të rëndësishëm në jetën e tij.

Për nga elementët e prezantuar deri tani, koncepti sjell ndër mend formate të njohura të televizioneve shqiptare që kanë pasur në qendër historitë njerëzore dhe surprizat, mes tyre “Dua të të bëj të lumtur”, i drejtuar nga Arbana Osmani, dhe “Ka një mesazh për ty” në programin e Ardit Gjebreas.

Megjithatë, formula e plotë e “Me Gjithë Zemër” pritet të zbulohet me nisjen e transmetimit.

Për Sara Hoxhën, projekti shënon një etapë të re në ekran: pas “Dancing With The Stars”, jurisë së “She’s On Top” dhe eksperiencës në aktrim, ajo kalon për herë të parë në drejtimin e një rubrike televizive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles