Stenaldo Mëhilli ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël me vëllain e tij, të cilin publiku shqiptar e njohu gjatë eksperiencës së tij në “Big Brother VIP Albania”.
Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, dy vëllezërit shfaqen së bashku, ndërsa Stenaldo i ka kushtuar edhe një urim plot dashuri. “Urime për gjimnazistin më të zgjuar dhe më të pashëm në gjithë universin!”, shkruan ai, duke treguar edhe një herë lidhjen e ngushtë që ka me të vëllanë.
Një moment familjar që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ndërsa Stenaldo vazhdon të ndajë me publikun momente nga jeta e tij jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.





