Xheneta Fetahu ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me thashethemet që qarkulluan me shpejtësi së fundmi për gjendjen e saj shëndetësore.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka zgjedhur të sqarojë situatën, duke theksuar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se informacionet që janë përhapur për të nuk janë të vërteta.
Ajo është shprehur e shqetësuar për faktin se shëndeti i një personi mund të kthehet në temë diskutimi dhe ka kritikuar ata që përhapin informacione të pavërteta.
“Jam shumë mirë, e shëndetshme dhe e lumtur. Thashethemet që po qarkullojnë për shëndetin tim janë 100% të rreme. Është e trishtueshme që disa njerëz zgjedhin ta bëjnë shëndetin e dikujt tjetër temë bisede dhe të përhapin informacione të pavërteta. Merruni me jetën tuaj, e imja është më se në rregull. Sa për ata që po i përhapin këto gënjeshtra, do të merren masat e duhura,”shkruan ajo.





