Një video e publikuar nga gazetari Elton Tozaj ka sjellë një përplasje publike mes tij dhe Rizarta Hoxhës.

Pas publikimit, Rizarta ka reaguar në Instagram duke e konsideruar shpërndarjen e pamjeve cenim të jetës së saj private. Ajo ka paralajmëruar se çështjen nuk do ta trajtojë më publikisht, por do ta ndjekë në rrugë ligjore.
“Nga ky moment, çështja nuk do të trajtohet më publikisht, por vetëm në rrugë ligjore”,përfundoi ajo.

Gazetari mbrojti publikimin e tij duke argumentuar se pamjet janë realizuar në një ambient publik dhe se, sipas tij, raportimi për personazhet publikë në këto rrethana nuk përbën shkelje.
“Fakti që je personazh publik të vendos dhe të mban në qendër të vëmendjes”, shkroi ndër të tjera Tozaj, duke këmbëngulur se publikimi i fotografive apo videove të realizuara jashtë banesës private mund të jetë pjesë e raportimit kur ekziston interes publik.





