Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj dhe partneri i saj Vitmar Basha kanë ndarë një lajm shumë të ëmbël në rrjetet sociale. Çifti janë bërë prindër për herë të parë, ata janë gëzuar me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Dajt.
Këngëtarja ka ndarë dy foto, njërja prej të cilave në kohën kur ishte në pritje të ëmbël dhe në foton e dytë këmbët e vogla të vogëlushit që ka gëzuar këtë 18 gusht shtëpinë e tyre.
“E di… s’kemi qënë shumë aktiv në rrjete sociale, por na është mbushur jeta, shpirti dhe zemra plot.
Dajt Basha”, ka shkruar artistja krahë fotove.
Marsala dhe Vitmari, kanë nisur një lidhje riomantike zyrtarisht në prill të vitit 2018-të, ndërsa këtë e bënë publike në shkurt të 2019-ës, kohë gjatë së cilës Vitmari publikoi albumin e tij muzikor të tilulluar “9”, i cili ishte një dedikim dashurie për parteneren e tij Marselën.




