Tuesday, August 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kurorëzojnë dashurinë: çifti bëhet zyrtarisht burrë e grua

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë formalizuar lidhjen e tyre, duke u bërë zyrtarisht bashkëshortë.

Pas pothuajse një dekade së bashku, futbollisti portugez dhe modelja spanjollo-argjentinase kanë marrë hapin e rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

Historia e çiftit nisi në fillim të vitit 2017, kur Georgina punonte si asistente shitjesh në një dyqan të Gucci-t. Pak kohë më vonë, mes tyre lindi romanca, e cila u bë publike gjatë po atij viti.

Georgina ka rrëfyer se periudha e parë e lidhjes ishte mjaft e veçantë. Ajo ka kujtuar edhe rastet kur Ronaldo e priste pas përfundimit të punës, përfshirë një herë kur shkoi me një Bugatti dhe tërhoqi vëmendjen e kolegëve të saj.

Daljen e parë publike si çift ata e bënë në ceremoninë e “The Best FIFA Football Awards”, zhvilluar në Zyrih në janar të vitit 2017.

Ronaldo është prind i pesë fëmijëve. Në qershor 2017, ai u bë baba i binjakëve Eva Maria dhe Mateo, të cilët erdhën në jetë përmes një nëne surrogate. Ai ka gjithashtu djalin Cristiano Jr., 16 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles