Këngëtarja e njohur shqiptare, Engjëllusha Salihu, është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë këngëtarja me ndjekësit në rrjetet sociale, ku publikoi një fotografi të buqetave me lule dhe balonave të përgatitura për ardhjen në jetë të vogëlushit.
Përmes postimit, Engjëllusha zbuloi edhe emrin e djalit të saj Namer Riza.
“Mirë se erdhe Namer”, shkruhej në balonën e publikuar nga këngëtarja, ndërsa ajo e shoqëroi postimin me fjalët: “Më të lumtur se kurrë”.
Emri Namer është i rrallë dhe lidhet me emrat me prejardhje arabe Namir/Nimr, të cilët kanë kuptimin “tigër” ose “leopard” dhe lidhen me forcën dhe guximin.
Me këtë njoftim, Engjëllusha ka ndarë për herë të parë publikisht edhe emrin e të birit, duke nisur një kapitull të ri në jetën e saj.
Këngëtarja është shprehur e lumtur për ardhjen në jetë të djalit, duke e ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit e saj .




