Sunday, August 2, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Lutja ime është që fëmija im të ketë zemrën tënde”, Endi Demneri prek me dedikimin për babain dhe ndan për herë të parë foto nga dita kur zbuloi shtatzëninë

Endi Demneri ka prekur zemrat e ndjekësve me një postim tepër emocional në rrjetet sociale. Me rastin e ditëlindjes së të atit, ajo ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të ndjera, duke e falënderuar për gjithçka që i ka dhuruar në jetë.

Krahas dedikimit, Endi ka ndarë për herë të parë edhe foto nga dita kur zbuloi shtatzëninë dhe, në të njëjtën kohë, mori edhe propozimin për martesë nga partneri.

Në mesazhin e saj prekës, Endi i drejtohet të atit me fjalë plot dashuri dhe mirënjohje, duke e cilësuar si njeriun që e ka bërë të besojë se e mira ekziston ende.

“Ka njerëz që të bëjnë të besosh se e mira ende ekziston. Për mua ai njeri je ti babi. Ti je zemra më e pastër që kam njohur ndonjëherë. Njeriu që ka dhënë gjithmonë gjithçka nga vetja pa kërkuar asgjë në këmbim. Ti më ke mësuar me vepra çfarë do të thotë dashuria, çfarë do të thotë dinjiteti dhe çfarë do të thotë të jesh njeri me vlera.”

Një nga pjesët më prekëse të dedikimit është dëshira që fëmija i saj të trashëgojë zemrën dhe vlerat e gjyshit.

“Lutja ime më e madhe është që fëmija im të ketë zemrën tënde. Nëse ai do të bëhet qoftë edhe gjysma e burrit që je ti, do ta quaj veten nënën më me fat në botë.”

Në fund, Endi e falënderon të atin për privilegjin më të madh që i ka dhënë në jetë – të qenit vajza e tij – duke e mbyllur mesazhin me urimin e ditëlindjes dhe një deklaratë të sinqertë dashurie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles