Përplasja mes ish-banorëve të Big Brother VIP 5 duket se po vazhdon edhe jashtë shtëpisë. Pas reagimit të Mirit ndaj deklaratave të Rogert Sterkajt, ky i fundit ka publikuar një postim në Instagram që është interpretuar nga ndjekësit si një kundërpërgjigje.
Rogerti ndau një foto të shoqëruar me mesazhin:
“Ka dallim mes zhurmës dhe peshës. Lëre punën të flasë. Ride with us… or get left behind.”
Në video shfaqet edhe një meme me mbishkrimin:
“Bubi i Rogertit… K.A.P.O.S., rri urtë.”,
duke shtuar edhe më shumë aludimet për një thumbim ndaj Mirit.
Postimi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë se shkëmbimi i mesazheve mes dy ish-banorëve është larg përfundimit. Mbetet për t’u parë nëse Miri do të zgjedhë t’i përgjigjet sërish këtij postimi apo debati do të mbyllet me kaq.





