Monday, July 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

1000 të ftuar e listë e gjatë këngëtarësh, detajet e dasmës më të shtrenjtë shqiptare

Dasma më e shtrenjtë shqiptare u zhvillua mbrëmë dhe ne ju çojmë brenda saj me detaje ekskluzive.

Gjithçka nisi të kuptohej nga postimet e Alketa Vejsiut, e cila paralajmëroi eventin më të madh që kishte organizuar me kompaninë e saj në 15 vite punë.

Pas një viti përgatitjesh, Alketa ndau pamjet nga mbrëmja spektakolare, duke zbuluar transformimin e Pallatit të Kongreseve, i cili për herë të parë u kthye në një sallë gjigante dasmash.

Në këtë event morën pjesë rreth 1 mijë të ftuar, ndërsa për realizimin e tij punuan rreth 300 persona. Pavarësisht përmasave, dasma ishte menduar të mbetej tejet private, larg ekspozimit të tepërt publik.

Në qendër të kësaj nate ishin Kreshnik Morina dhe partnerja e tij, Sindi, të cilët kurorëzuan dashurinë në një ambient të transformuar tërësisht, me dekor madhështor, instalacione artistike dhe një sasi të jashtëzakonshme lulesh.

Kreshniku është djali i biznesmenit të njohur Kadri Morina, një emër i spikatur në sektorin e sigurimeve, ndërtimit dhe investimeve në Shqipëri e Kosovë.

Vetëm lulet kanë kushtuar qindra mijëra euro, duke e bërë dekorin një nga elementet më të kushtueshme të gjithë eventit.

Edhe programi muzikor ishte menduar në detaje. Këngëtari kryesor i dasmës ishte Sinan Hoxha, i cili shoqëroi disa nga momentet më të rëndësishme të mbrëmjes, nga hyrja e çiftit, te vallja e parë dhe pjesa tradicionale.

Në skenë performuan gjithashtu Gëzim Nikaj, Edi Furra, Yllka Kuqi, Meda dhe Bujar Qamili. Por surprizat nuk përfunduan këtu.

Nga të ftuarit performoi edhe këngëtari i njohur grek Giorgos Tsalikis, i cili ishte një nga surprizat speciale të natës.

Mes rreth 1 mijë të ftuarve kishte edhe shumë personalitete të njohura nga jeta publike, biznesi dhe politika. E pranishme ishte edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Nga transformimi i Pallatit të Kongreseve, te lulet, artistët dhe programi i gjatë deri në orët e para të mëngjesit, gjithçka ishte menduar për ta kthyer dasmën e Kreshnikut dhe Sindit në një event magjik dhe në një nga dasmat më luksoze shqiptare të viteve të fundit. Dhe ashtu doli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles