Friday, July 24, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Sara Gjordeni thirrje vajzave: Martohuni me financier nëse e doni detin

Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë nga jeta e përditshme, duke bërë një “këshillë” për vajzat që duan të shijojnë pushimet verore.

Përmes një postimi në Instagram, Sara ka treguar me humor se të kesh bashkëshort këngëtar nuk qenka edhe aq e favorshme gjatë verës, pasi koncertet dhe angazhimet e shumta bëjnë që pushimet familjare të shtyhen.

“Ore s’është fare qejf ta kesh burrin këngëtar, sidomos në verë. Kur të gjithë ikin në plazh familjarisht, ti rri pret me durim dhie mali të mbarojë koncertet deri në shtator. Katastrofë”, shkruan ajo.

Më pas Sara e ka çuar batutën edhe më tej, duke iu drejtuar vajzave: “Martohuni me financier ose dikë që punon në bankë nëse ju pëlqen deti.”

Sigurisht, gjithçka duket se është thënë në formë shakaje. Me këtë postim, Sara ka ironizuar axhendën e ngjeshur që kanë artistët gjatë sezonit të verës, kur koncertet dhe aktivitetet janë të shumta dhe koha për pushime familjare bëhet më e kufizuar.

Një “hall vere” i treguar me humor, që Sara zgjodhi ta ndajë edhe me ndjekësit e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles