Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka zbuluar një tjetër moment të veçantë nga historia e saj e dashurisë me DJ Gimbon.
Gjatë një interviste ku të dy ishin të ftuar, ajo tregoi se partneri e surprizoi me një makinë luksoze Audi, një dhuratë që e la pa fjalë.
Sipas Selinit, surpriza u organizua gjatë një fundjave që po kalonin me familjarët në një vilë. Pa i dhënë asnjë sinjal më parë, DJ Gimbo i solli makinën, duke e bërë atë të përjetonte një nga momentet më emocionuese të lidhjes së tyre.
“Pak ditë më parë ishim mbledhur me familjen në një vilë për fundjavë dhe Gimbo më surprizoi. Më dhuroi një makinë dhe e solli aty, pa më treguar asgjë paraprakisht”, rrëfeu ajo.




