Friday, July 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Për herë të parë, Cllevio ndan fotot krah partneres

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht nga publiku si Cllevio Serbiano, po shijon një kapitull të ri dhe mjaft pozitiv në jetën e tij.

Muaj pas lirimit, ai i është përkushtuar plotësisht muzikës, mbrëmjeve dhe performancave nëpër klube të ndryshme, duke u rikthyer fuqishëm pranë fansave të tij të shumtë.

Megjithatë, risitë më të mëdha duket se po vijnë nga jeta e tij private. Cllevio ka ndarë për herë të parë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa momente tejet të veçanta krah partneres

Përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka publikuar foto krah partneres së tij.

Në një imazh të shkrepur para pasqyrës, ai është shprehur: “E fus gjum tregoj nga e shkuara.” Këto postime tregojnë qartë se ai ka lënë pas të kaluarën e trazuar dhe po shijon një qetësi të plotë shpirtërore krah personit të zemrës.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles