Friday, July 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Brikena uron babain për ditëlindje, nuk mungojnë dy fjalë nga Mateo për vjehrrin

Gjatë puntatës së radhës të “Top Arena”, Brikena Selmani ka bërë një urim për personin e saj të zemrës. Babai i saj feston sot ditëlindjen dhe ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP” nuk ka lënë pa i bërë një urim publik.

I pari që bëri urimin ishte Edi Manushi, i cili pa orën dhe më pas u kthye nga Brikena dhe i tha:

“Urime për ditëlindjen e babait tënd”.

“Faleminderit shumë. Desha me ia uruar ditëlindjen. Babi shumë urime për ty, të dua shumë”, thotë Brikena.

Më pas Manushi i drejtohet Mateo Borrit: “Ke ndonjë gjë për të thënë?”.

“Naim u bëfsh edhe 100 vjeç.

Kujtojmë se kur Brikena dhe Mateo ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo mori një telefonatë surprizë nga babai i saj, i cili i tha se ishte shumë krenarë për të. Gjithashtu ai përshëndeti dhe Borrin.

Ky i fundit më pas ndërhyn në bisedën e tyre dhe i thotë:

“Ke vajzën më të mirë në botë. Të përshënde, shumë respekte për ty dhe për vajzën tënde që e ke si drita. Gjithë edukatën dhe mirësinë që i ke dhënë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles