Me sa duket, miqësia e tyre si brenda, ashtu edhe jashtë shtëpisë, me ulje dhe ngritje, më në fund ka gjetur gjuhën e përbashkët! Por çfarë ndodhi realisht që e bëri grupin më të dashur të publikut të prishen?
Disa javë më parë, Prive by Liberta Spahiu raportoi se shoqëria e famshme nuk po kalonte ditët e saj më të mira. Thashethemet për një ftohje mes Klodit, Londrimit dhe Elijonës u vërtetuan fillimisht më 1 qershor në eventin e Tayna-s, ku ata u panë të uleshin plotësisht të ndarë.
Krisja u thellua edhe më shumë kur dyshja nuk ishin prezent ne promovimin e EP të Londrimit, duke bërë që komunikimi mes tyre të ngrinte totalisht.
Por… ndaluni pak këtu! Dyshimet e para për një kthesë në këtë histori nisën pikërisht nga postimet e tyre të fundit në rrjetet sociale.
Ndjekësit më vigjilentë e vunë re menjëherë që ata po pushonin në jug, madje në zona shumë të afërta me njëri-tjetrin. Dhe aty ku ka zë, nuk është pa gjë.
Burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiukonfirmojnë se gjatë këtyre ditëve ka pasur vërtet një takim mes tyre. Kjo konfirmohet edhe me këtë fotografi të shkrepur në jugun shqiptar gjatë ditës së sotme.






