Përmes një postimi në rrjetet sociale pak sekonda para nisjes së “Zemër Luana”, Luana Vjollca ka treguar se emocionet e shumta të para i ka superuar më mbështetjen e motrës së saj, Marina, e cila e ka shoqëruar përgjatë xhirimeve.
Luana e ka nisur emisionin me falenderimet e përzemërta për stafin e saj të punës, sakaq falenderimi më i madh i është dedikuar publikut besnik, i cili e ka kërkuar prej kohësh rikthimin e saj në ekran.
Pas këtij momenti, Luana prezantoi edhe dy kapitenët e skuadrave, Bes Kallaku dhe Olsi Bylykun.
Me spontanitetin dhe të qeshurat që e karakterizojnë, Luana bëri për vete edhe njëherë audiencën, ndërsa nuk i fsheu dhe lotët e gëzimit në nisje të këtij formati, pas 2 vitesh shkëputje./beautyfairalbania.al

