Ciljeta Xhilaga ka zgjedhur të urojë publikisht mikeshën e saj të ngushtë, Zajmina Vasjarin, me rastin e ditëlindjes së saj.
Këngëtarja ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi krah Zajminës, të cilën e ka shoqëruar me një dedikim të veçantë që tregon raportin e ngushtë mes tyre.
“Mu befsh edhe 100 e bukra ime me shpirtin qelibar ❤️❤️❤️”, ka shkruar Ciljeta krahas imazhit të publikuar.
Ciljeta dhe Zajmina njihen prej vitesh si shoqe të pandara dhe kanë ruajtur një miqësi të fortë ndër vite. Edhe pse secila ka ndjekur rrugën e saj në jetën personale dhe profesionale, lidhja mes tyre ka mbetur e njëjtë, duke dëshmuar se miqësia e tyre i ka rezistuar kohës.





