Mimoza Ahmeti është shpallur fituesja e edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP”, duke rrëmbyer çmimin e madh pas një rrugëtimi të gjatë dhe plot emocione.
Menjëherë pas fitores, ajo ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku nuk ka fshehur emocionet për këtë moment të veçantë. Me entuziazëm dhe mirënjohje, Mimoza ka ndarë gëzimin e saj me ndjekësit, teksa ka shkruar:
“Uaaaaa moj mami, e fitovaaaa!
Do duhen ditë t’i falënderoj të gjithë ata që e bënë të paharruar këtë udhëtim, por të parët jeni JU, publiku fantastik, që më deshët e më kuptuat. Ju du, ju du, ju du.”
Mesazhi i saj është pritur me mijëra urime dhe reagime pozitive nga fansat, të cilët e mbështetën gjatë gjithë aventurës në fermë. Fitorja e Mimoza Ahmetit vjen pas javësh sfidash, debatesh dhe momentesh të forta emocionale, duke e kurorëzuar atë si fituesen e “Ferma VIP 3




