Tuesday, June 16, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Si kurrë më parë, Soni Malaj këndon në skenë me të ëmën/ Merr mesazhin e veçantë nga vajza dhe ish-bashkëshorti

Si kurrë më parë, Soni Malaj ka ndarë skenën me nënën e saj, në një moment të mbushur me emocione. Kënga “Shpirti im binjak” u kthye në një dedikim të veçantë mes nënë e bijë, duke prekur publikun, ndërsa në ekran u shfaqën momente dhe kujtime të bukura familjare.

Gjatë rrëfimit të jetës së saj, artistja e njohur u shpreh e lumtur që arriti ta çojë deri në fund këtë rrugëtim, edhe pse pranoi se ka pasur momente të vështira kur ka menduar ta lërë garën në gjysmë.

Emocionet u shtuan edhe më shumë kur Soni u surprizua nga ish-bashkëshorti i saj, Mirko, dhe më pas nga vajza e tyre. Të dy i shprehën mbështetjen e tyre dhe i uruan sukses e fitore, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë për këngëtaren.

Një përjetim i paharrueshëm për Sonin, ku muzika, familja dhe emocionet u bënë pjesë e një prej momenteve më të bukura të saj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles