Pas emocionit të madh të ardhjes në jetë të djalit të saj, David, Agnesa është rikthyer para ndjekësve me një paraqitje plot hijeshi dhe energji pozitive. E veshur thjeshtë, por elegante, ajo duket më rrezatuese se kurrë në këtë fazë të re të jetës së saj si nënë.
Këtë herë, Agnesa nuk erdhi vetëm për të ndarë momente të ëmbla nga përditshmëria me të birin, por edhe për t’u prezantuar mamave disa nga produktet dhe ndihmësit e saj më të rëndësishëm të kësaj periudhe. Nga kremrat për kujdesin e bebit dhe të mamit, te aksesorët praktikë që po i lehtësojnë ditët e para të mëmësisë, ajo zbuloi “arsenalin” e saj të preferuar për këtë kapitull të ri.
Me buzëqeshjen që e karakterizon dhe një pamje që reflekton lumturi e qetësi, Agnesa dëshmoi se po e shijon në maksimum rolin e saj të ri si mama e vogëlushit David. Ndjekësit nuk kursyen komplimentet, duke e cilësuar si një “yll” që po shkëlqen edhe më fort pas këtij ndryshimi kaq të bukur në jetën e saj.





