Saturday, June 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Surprizë! Pas 15 vitesh mungesë, Klejvis Saliaj rikthehet në “Kënga Magjike”

Pas një mungese prej 15 vitesh nga skena muzikore, Klejvis Saliaj rikthehet në një nga festivalet më të rëndësishme të muzikës shqiptare, “Kënga Magjike”. Artisti, i cili dikur ishte pjesë aktive e skenës muzikore, vendosi t’i përkushtohej gazetarisë dhe më pas zhvilloi një karrierë të suksesshme në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në pozicione drejtuese.

Rikthimi i tij vjen në edicionin e vitit 2026 të “Kënga Magjike”, një edicion që producenti Ardit Gjebrea ka premtuar se do të jetë spektakolar. Emri i Klejvis Saliajt renditet mes artistëve të njohur që do të marrin pjesë në këtë festival, krah Anxhela Peristerit, Marsela Çibukajt, Renis Gjokës, Alban Kondit, Fabian Badhës, Lores dhe shumë emrave të tjerë të njohur të muzikës shqiptare.

I kontaktuar nga Beauty Fair Magazine, Saliaj ka preferuar të ruajë ende surprizën rreth projektit të tij muzikor. Ai nuk ka zbuluar detaje mbi këngën me të cilën do të prezantohet, duke u mjaftuar me faktin se bëhet fjalë për një projekt të veçantë, i realizuar nga dy emra elitarë të muzikës shqiptare.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të pritet rikthimi i tij nga publiku, ndërsa fansat e muzikës shqiptare presin me interes të dëgjojnë këngën që shënon rikthimin e Klejvis Saliajt në skenë pas një dekade e gjysmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles