Sot në Tiranë është raportuar një incident i ri gjatë protestave që vazhdojnë prej më shumë se një jave kundër projekteve të zhvillimit në zonën e Zvërnecit dhe zonave të tjera të mbrojtura. Influenceren e njohur Dea Mishel e ka sulmuar verbalisht një i ri i shoqëruar me një qen pitbull të madh. Videoja që po qarkullon tregon momentin dhe vetë Dea ka konfirmuar se është e vërtetë.
Në postimin e saj ajo ka shkruar se u sulmua me fjalë pa u provokuar dhe se ishte e frikshme sepse kishte dhe një qen të madh me vete që si dihet si mund të jetë trajnuar. Disa të rinj e ndoqën nga aty. Dea ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj dhe të policisë së shtetit për të gjetur se kush ishte ky person, që të mos lejohet më aty për të provokuar njerëzit. Ajo thekson se duhet të shmangen incidentet e tilla dhe shprehet shumë e shqetësuar, duke thënë se nuk dëshiron të shohë asnjë incident dhune. “Protesta do vazhdojë”, ka shkruar ajo, ndërsa falënderon ata që e mbrojtën duke i quajtur vëllezër që vunë veten në rrezik për të.




