Loredana Brati është rikthyer me një intervistë në Top Albania Radio, për të folur për jetën, karrierën duke mos lënë anash as Big Brother VIP Albania.
Ajo ka folur sërish për marrëdhënien me Joz Markun, raportin e tyre dhe për të gjitha momentet që kanë kaluar bashkë.
Ish-konkurrentja tregon se deri kur fliste me të dhe se kur e kuptoi që kjo lidhje nuk duhet të vazhdonte.
E njëjta bëri me dije që raporti i tyre ka vazhduar edhe pas Big Brother, por me ulje e ngritje dhe me gabime nga të dyja palët.
Teksa flet për të dhe situatat e kaluara, Loredana thekson se nuk ka kthim më mbrapa.
Ajo thotë se gjithçka mes tyre është mbyllur dhe mbetet në kohën që shkoi.
Sido që të jetë, Lori po vazhdon të jetë e angazhuar me projekte në fushën e modelingut.





