Dikur ishte një nga vajzat më të komentuara të ekranit shqiptar dhe rrjeteve sociale, por prej kohësh Rashel Kolaneci duket se është tërhequr pothuajse totalisht nga vëmendja publike.
Bukuroshja, e cila vite më parë “çmendi” ndjekësit me paraqitjet e saj televizive dhe fotot provokuese në Instagram, tashmë shfaqet shumë rrallë në publik dhe postimet e saj në rrjetet sociale janë bërë gjithnjë e më të pakta.
Edhe pse vazhdon të ketë një numër të madh fansash, Rasheli ka zgjedhur të qëndrojë larg ekraneve dhe jetës mediatike, duke i bërë ndjekësit shpesh të pyesin se çfarë po ndodh me të.
Së fundmi, disa foto të reja të saj kanë rikthyer sërish vëmendjen në rrjet, ku vihet re se Rashel Kolaneci vazhdon të ruajë sharmin dhe linjat që e bënë një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.









