Mesa duket raporti mes Livias dhe ish-partnerit të saj, Mevlanit, vijon të mbetet i tensionuar edhe pse ky i fundit tashmë ka krijuar familjen e tij dhe është bërë baba.
Një postim i fundit i Livias në rrjetet sociale ka ndezur menjëherë aludimet e ndjekësve, të cilët janë të bindur se deklarata ishte një thumb i drejtpërdrejtë për ish-in e saj.
“Frika jem ma e madhe asht me u lidh me ni djal qe e don ish-in e vet, qysh ish-i jem m’don mu”, shkruan Livia në videon e publikuar, duke lënë të kuptohet se sipas saj, Mevlani vazhdon ende ta dojë.
Deklarata ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit, sidomos për faktin se vjen në një moment kur Mevlani po shijon jetën si baba dhe duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën personale.





