Ditën e sotme besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin.
Në këtë festë një urim nuk ka munguar as nga artisti i njohur shqiptar, Gold AG.
Arian Agushi (emri i vërtetë) ndau një fotografi të veçantë në rrjete sociale krahas fëmijëve.
“Urime Kurban Bajrami”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë këtij postimi.
Gold AG është baba i tre fëmijëve: djemve Gueril dhe Front si dhe vajzës Emblema.
Postimi i tij me rastin e Kurban Bajramit mori reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët iu bashkuan urimeve për festën dhe komplimentuan fotografinë familjare të artistit me fëmijët.





