Moderatorja Liesa Hashiasllani ka ndarë me ndjekësit një moment tejet emocional dhe nostalgjik nga arkivat familjare.
Ajo ka publikuar një foto të sajën kur ishte vetëm 1 vjeçe, në një periudhë kur ndoshta sapo kishte nisur hapat e parë të jetës.
“Këtu jam unë 1 vjeç, këtë fustan ma kishte ruajtur mami dhe sot kur hapa arkivat u kujtova që e kam marrë këtu te shtëpia në Tiranë dhe sigurisht gjëja e parë që mendova është t’ia vesh Sias…”, shkruan moderatorja krahas postimit të ëmbël.
Në foton e publikuar, vajza e saj Sia shfaqet e veshur me të njëjtin fustan, plot 29 vite më vonë, duke rikthyer kështu kujtime të veçanta familjare dhe duke krijuar një lidhje prekëse mes dy brezave.
Sipas jush, kujt i shkon më shumë fustani?




