Thursday, May 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Mimo ka qenë mama ideale”, vajza e Mimoza Ahmetit thyen heshtjen: Ka sakrifikuar për ne çdo gjë

Pjesëmarrja e Mimoza Ahmeti në formatin televiziv Ferma VIP ka ngjallur debate të shumta në rrjet, veçanërisht për natyrën e saj pa komplekse dhe dinamikat që krijon me protagonistët e tjerë. Përballë komenteve dhe paragjykimeve të publikut, ka reaguar publikisht vajza e saj, Luka, duke zbuluar një anë krejtësisht të panjohur dhe sakrifikuese të artistes si nënë.

Përmes një komenti të gjatë në rrjetet sociale, Luka ka marrë në mbrojtje nënën e saj, duke zbuluar vështirësitë e së shkuarës. Ajo ka rrëfyer se Mimoza ka bërë gjithçka për t’u ofruar atyre një jetë më të mirë, duke qëndruar për dy dekada në një martesë që nuk i dha dashurinë e merituar, vetëm për hir të fëmijëve.

“Për të gjithë kuriozët 🙂 Mimo ka qenë mama ideale. Ka sakrifikuar për ne çdo gjë. Ne kishim gjithmonë më shumë rroba e tualete se ajo, ndiqnim shkolla private pavarësisht problemeve ekonomike dhe ajo nuk dilte fare, sepse ishte gjithmonë pranë nesh në shtëpi. Nuk ka marrë dashurinë që meritonte në martesë dhe prapë qëndroi 20 vjet vetëm për mua dhe motrën.”

Më tej, Luka ka sqaruar edhe sjelljen e Mimozës në ekran, të cilën një pjesë e audiencës e ka interpretuar si flirtim të tepruar. Ajo thekson se gjithçka është në kuadër të spektaklit televiziv dhe se e vërteta jashtë kamerave flet për një grua me parime të forta, e cila e ka vendosur gjithmonë familjen në plan të parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles