Tuesday, May 19, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Alketa Vejsiu dedikim për vajzën e burrit të saj

Moderatorja Alketa Vejsiu, ka emocionuar ndjekësit me postimin e saj të fundit në Instagram, ku ka ndarë një foto shumë të ëmbël përkrah Michelle, të cilën e quan “motra e madhe e dy fëmijëve të mi”. Ajo është vajza që burri i Alketës, Ardiani ka nga martesa e parë ndërkohë që me prezantuesen ai ka edhe dy fëmijë të tjerë.

Në dedikimin prekës, Alketa shpreh krenarinë dhe dashurinë për rrugëtimin e Michelle, duke i uruar një jetë plot ëndrra të mëdha, drita dhe mundësi pa kufij në New York. Postimi është shoqëruar me fjalë shumë të ndjera, duke treguar lidhjen e fortë që ato kanë me njëra-tjetrën.

Fotoja ka marrë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar raportin e ngushtë dhe energjinë pozitive që përcjell dyshja.

“Michelle eshte motra e madhe e dy femijeve te mi❤️

Per jeten dhe endrrat e tua qe do jene te medha dhe te bukura si dritat, gratacelat dhe mundesite pa kufij te #newyork

So happy to share this journey together my Nihau. #friendsforever #specialsoul

Make your parents Proud!
And us all
We all love you”

14bb66d6 1c51 423e a285 868d07685c9a

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles