Thursday, May 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Arrestohet Erkand Shabani, drejtori i kompanisë “Onima”

Drejtori i kompanisë “Onima”, Onima, Erkand Shabani, është ndaluar nga autoritetet për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ngacmimi”.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila bëri të ditur se ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Sipas deklaratës zyrtare, një person me inicialet E.Sh. është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet për veprën penale “Ngacmimi”, e parashikuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Autoritetet kanë theksuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles