Wednesday, May 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Së shpejti një film nga Mateo dhe Brikena?

Mateo dhe Brikena mbeten pa dyshim një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Dyshja, e cila nisi romancën e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”, po vazhdon ta shijojë dashurinë e tyre me po të njëjtin pasion edhe pas përfundimit të këtij reality show, ku Mateo arriti deri në finale.

Së fundmi, ish-finalisti i BBVA 5 ka vendosur të ndajë pak kohë për t’u përgjigjur kuriozitetit të ndjekësve të tij në Instagram, përmes një “Ask me a question”. Duke qenë se ata janë ndër personazhet më të ndjekur të momentit, pyetjet rreth marrëdhënies së tyre jashtë shtëpisë kanë qenë të shumta.

Një nga pyetjet që tërhoqi vëmendjen ishte një sugjerim mjaft interesant nga një fans i cili pyeste: “Pse s’po e bëni një film bashkë me Brikenën?”.

Përgjigjja e Mateos ishte mjaft e veçantë dhe romantike, duke u shprehur: “Vetë lidhjen e kemi si film”, çka tregon intensitetin dhe emocionet e forta që ata po përjetojnë së bashku.

Kjo deklaratë e tij tregon edhe një herë se historia e tyre, e cila nisi para syve të publikut, po vazhdon të jetë një “film” i bukur dhe plot dashuri edhe në jetën e përditshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles