Dy nga personazhet e njohur të formateve “Big Brother VIP” po bëhen bashkë për një projekt të ri muzikor. Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, si dhe ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Rogert Sterkaj, kanë bashkuar forcat për të sjellë një këngë të re këtë sezon.
Sinjalet e para për këtë bashkëpunim të papritur u dhanë që mbrëmjen e djeshme. Labinoti ndau me ndjekësit e tij në “InstaStory” një pamje nga një bisedë në “video call” me Rogertin. Ndonëse fillimisht u duk thjesht si një përshëndetje mes dy miqsh dhe personazhesh televizivë, dyshja mesa duket ka qenë duke finalizuar detajet e projektit të tyre të përbashkët.






