Pushime mes natyrës dhe qetësisë për Adionin dhe Olën. Çifti ka nisur sot pushimet në Theth, larg zhurmës së qytetit dhe vëmendjes mediatike. Mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër të alpeve, dyshja po shijon disa ditë relaksi pranë njëri-tjetrit, duke treguar se marrëdhënia e tyre po bëhet çdo ditë e më serioze.
Kjo vjen menjëherë pas takimit të shumëkomentuar të Adionit me familjarët e Olës. Ditën e djeshme, ai u pa duke përqafuar një burrë më të moshuar, që dyshohet të jetë pjesë e familjes së saj, ndërsa pamjet ngritën aludime se Adioni kishte shkuar për t’i kërkuar “dorën” familjes së Olës.
Historia e tyre është komentuar shumë që gjatë kohës në reality show, sidomos pas hyrjes së vëllait të Olës në fermë, i cili kundërshtoi publikisht afrimitetin mes tyre dhe kërkoi distancim nga ana e motrës së tij.
Megjithatë, duket se jashtë kamerave situata ka ndryshuar. Takimi me familjarët dhe arratisja romantike në Theth lënë të kuptohet se raportet janë qetësuar dhe se çifti po e jeton lidhjen larg tensioneve të formatit televiziv.





