Digi Print është partner në realizimin dhe mbështetjen vizuale të Beauty Fair Albania 2026, eventit që bashkon profesionistët, bizneset dhe markat më të njohura të industrisë së bukurisë, estetikës dhe wellness-it në Shqipëri.
Me eksperiencë në printime dixhitale, produksion reklamash, branding dhe realizim dekori për evente të ndryshme, Digi Print sjell standarde moderne në komunikimin vizual dhe promovimin profesional të markave pjesëmarrëse.
Në kuadër të bashkëpunimit me Beauty Fair Albania 2026, kompania realizon materiale promocionale dhe vizuale si:
Printime dixhitale për reklama dhe sinjalistikë
Branding ambientesh dhe stendash
Elemente dekorative dhe struktura promocionale
Produkte promocionale për partnerë dhe ekspozues
Brandim automjetesh dhe materiale reklamuese
Prodhim spotesh promocionale dhe materiale prezantuese
Përveç sektorit të printimit dhe reklamës, Digi Print operon edhe në zhvillimin dhe menaxhimin e aplikacioneve web, platformave dixhitale, produksion filmik dhe realizim konstruksionesh të ndryshme, duke ofruar një qasje të integruar dhe kreative për çdo projekt.
Pjesëmarrja e Digi Print në Beauty Fair Albania 2026 sjell një identitet vizual modern dhe profesional për eventin, duke kontribuar në krijimin e një eksperience të veçantë për të gjithë vizitorët dhe partnerët pjesëmarrës.





