Qeliza është një nga emrat që po sjell një frymë të re në industrinë e skincare dhe estetikës moderne, duke kombinuar teknologjinë, shkencën dhe kujdesin profesional për lëkurën në një eksperiencë të vetme. Me fokus tek inovacioni dhe rezultatet reale, Qeliza prezanton në Beauty Fair Albania 2026 katër brande të njohura ndërkombëtarisht: Young Goose, Rejūv dhe Société Clinical Skincare, duke krijuar një koncept unik për tregun shqiptar të bukurisë.
Me një qasje moderne ndaj skincare, Qeliza synon të ofrojë produkte dhe teknologji që i përgjigjen nevojave reale të lëkurës, duke sjellë standarde të reja në trajtimet estetike dhe rutinat e përditshme të kujdesit. Çdo brand i përfaqësuar nga Qeliza është përzgjedhur për cilësinë, inovacionin dhe efektivitetin që ofron.
Young Goose sjell formulime premium anti-age dhe produkte të avancuara që fokusohen në rigjenerimin dhe transformimin e lëkurës, ndërsa Rejūv prezanton teknologji moderne LED që po revolucionarizon trajtimet estetike dhe kujdesin profesional për fytyrën. Në të njëjtën kohë, Société Clinical Skincare vjen me produkte klinike të krijuara për rezultate të dukshme dhe trajtime të specializuara për lëkurën.
Përmes këtij kombinimi unik brandesh, Qeliza krijon një eksperiencë ku bukuria moderne takohet me teknologjinë dhe shkencën estetike. Në Beauty Fair Albania 2026, vizitorët do të kenë mundësinë të njohin nga afër trendet më të fundit të skincare dhe beauty-tech, duke zbuluar produkte dhe zgjidhje që sjellin një dimension të ri në kujdesin për lëkurën.





