Aurona Hair Shop po sjell një koncept modern dhe profesional në industrinë e bukurisë, duke u kthyer në një nga emrat më të përfolur për produkte cilësore dhe trende bashkëkohore. Me bazë në Kosovë dhe me fokus tek standardet europiane, Aurona ofron një gamë të gjerë produktesh të dedikuara për sallonet e bukurisë dhe përdorimin e përditshëm.
Nga hair extensions profesionale me pamje natyrale dhe cilësi premium, tek produktet për thonj, pajisjet për sallone bukurie dhe kozmetika profesionale, Aurona synon të fuqizojë profesionistët e bukurisë me produkte inovative dhe funksionale. Çdo produkt është përzgjedhur me kujdes për të garantuar performancë, stil dhe rezultate të qëndrueshme.
Brandi dallohet për cilësinë e garantuar, çmimet konkurruese dhe mbështetjen që ofron për sallonet dhe profesionistët e fushës. Furnizimi me shumicë dhe pakicë e bën Aurona një partner të besueshëm për bizneset që kërkojnë produkte moderne dhe të standardeve të larta.
Në Beauty Fair Albania 2026, Aurona Hair Shop prezantoi risitë më të fundit dhe ofertat ekskluzive, duke sjellë një eksperiencë të plotë për të gjithë apasionuarit pas bukurisë, stilit dhe kujdesit profesional.





