Në Beauty Fair Albania 2026 prezantohet Alphamed Italia Albania, një emër i njohur në fushën e pajisjeve profesionale për fizioterapi dhe rehabilitim, që sjell në tregun shqiptar marka ndërkombëtare me standarde të larta dhe teknologji moderne për klinikat dhe profesionistët e fushës.
Në këtë prezantim bëjnë pjesë Master Physiotherapy, Human Tecar dhe Enraf Nonius, marka që përfaqësojnë inovacionin, efikasitetin dhe zhvillimin bashkëkohor në trajtimet rehabilituese dhe fizioterapeutike.
Master Physiotherapy, nën drejtimin e Margin Sala, sjell një qasje profesionale të fokusuar në rikuperimin fizik, performancën dhe mirëqenien e pacientit, duke kombinuar eksperiencën me teknologjitë moderne të trajtimit.
Human Tecar prezanton një nga teknologjitë më të avancuara në fizioterapi, e cila përdor transferimin e energjisë për të stimuluar rigjenerimin e indeve dhe reduktimin e dhimbjes. Kjo metodë është shumë efektive në trajtimin e inflamacioneve, dëmtimeve muskulore dhe problemeve artikulare, duke përshpejtuar rikuperimin në mënyrë të kontrolluar dhe jo-invazive.
Ndërkohë, Enraf Nonius sjell pajisje dhe krevate fizioterapie të dizajnuara për funksionalitet maksimal dhe komoditet gjatë trajtimeve. Stabiliteti, rregullimet ergonomike dhe cilësia e lartë e ndërtimit krijojnë një ambient profesional dhe efikas për terapistët dhe pacientët.
Përmes këtij prezantimi në Beauty Fair Albania 2026, Alphamed Italia Albania konfirmon përkushtimin për të sjellë në Shqipëri standarde ndërkombëtare në rehabilitim, fizioterapi dhe teknologji mjekësore moderne.





