Mes elegancës, finesës dhe luksit të botës beauty, Essence X po tërheq vëmendjen në Beauty Fair Albania 2026 me aromat e saj unike dhe prezantimin modern në stendën 5.
Brandi prezantohet me parfume që ndërthurin stilin, sensualitetin dhe identitetin personal në çdo notë aromatike. “Vanilla Party” dhe “Cotton Candy” janë dy prej aromave që po spikasin më së shumti, duke sjellë kombinime të ëmbla, të ngrohta dhe një eksperiencë që mbetet gjatë në kujtesë.
Me paketim elegant dhe një identitet luksoz, Essence X vjen si një nga surprizat më të bukura të këtij edicioni të panairit, duke sjellë një tjetër dimension të industrisë së parfumerisë dhe kujdesit personal.
Vizitorët kanë mundësinë të ndalojnë pranë stendës 5 për të zbuluar nga afër aromat më të reja të brandit dhe për të përjetuar një eksperiencë të veçantë mes stilit dhe finesës që përcjell Essence X.





