Saturday, May 9, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Gresa largohet nga Ferma Vip: Ndihem e rënduar psikologjikisht

Këngëtarja Gresa Sekiraqa ka vendosur të largohet nga Ferma Vip. Ajo tha se gjendja e saj është rënduar që pas qëndrimit tek Fakiri, e cila më pas ka pasuar edhe me ngjarjet e tjera, me daljen e Adit dhe të Olës.

Kjo kërkesë e Gresës është pranuar menjëherë nga moderatorja Arbana Osmani, e cila tha: “Gresa do të insistoja siç kam bërë edhe me të tjerët të qëndroje, por nuk po e bëj. Kemi gjëra për të diskutuar, kështu që po të pres në studio”.

Gresa, gjatë këtyre ditëve, i tha Olës se ka marrë mesazhe nga menaxheri i saj përmes një droni, ndërsa u pa edhe ndryshimi që këngëtarja kishte në qasjen e saj me Mozën, përplasjet me të cilën kanë qenë të ashpra dhe të forta.

Pesë fermerë janë në televotim. Blerina, Sara, Bujaka dhe Moza u votuan nga fermerët, ndërsa Henri shkoi automatikisht në televotim, pas ndëshkimit nga Agai për situatën e krijuar me Vanesën. Fermeri më i votuar do të shpëtojë, ndërsa 4 të tjerët do të shkojnë ditën e hënë në sfidë. Ai që humbet sfidën, do të eliminohet.

Nderkohe, dy gazetare u bënë pjesë e Ferma Vip. Kostana Morava dhe Inida Gjata apo e njohur ndryshe si Zhaku janë zyrtarisht konkurrente të fermës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles