“Chimney Cake”, një nga ëmbëlsirat më tradicionale dhe të njohura të Europës Qendrore, prezantohet për herë të parë në Shqipëri si një koncept europian premium në kuadër të “Beauty Fair Albania”, në Pallatin e Kongreseve.
E njohur në Hungari me emrin “Kürtöskalács”, kjo ëmbëlsirë autentike përgatitet nga një brumë i ëmbël që mbështillet rreth një cilindri dhe piqet duke u rrotulluar mbi nxehtësi. Gjatë pjekjes krijon formën karakteristike të një oxhaku, prej nga vjen edhe emri “Chimney Cake”.
Koncepti i sjellë në Shqipëri ruan autenticitetin e produktit origjinal europian, duke e kombinuar atë me kreativitetin modern dhe shijet e tregut vendas. Vizitorët mund të zgjedhin mes më shumë se 60 kombinimeve të ndryshme, të krijuara për ta kthyer këtë ëmbëlsirë jo vetëm në një produkt, por në një eksperiencë unike dhe interaktive.
Me fokus te tradita, cilësia dhe eksperienca e konsumatorit, “Chimney Cake” synon të sjellë një frymë të re në kulturën e ëmbëlsirave në Shqipëri, duke kombinuar shijen autentike europiane me prezantimin modern dhe premium.
Për të gjithë ata që duan të ëmbëlsohen sadopak, “Chimney Cake” mgjendet në hyrje të Pallatit të Kongreseve gjatë 3 ditëve të panairit.





