“Cambridge Clinics & Laboratories (CCL)” prezantohet në “Beauty Fair Albania” si një nga rrjetet më të avancuara të klinikave dhe laboratorëve diagnostikë në Shqipëri dhe Kosovë, duke sjellë standarde të larta shërbimi, teknologji moderne dhe analiza të besueshme për kujdesin ndaj shëndetit dhe mirëqenies.
Me një qasje të integruar që lidh shkencën me kujdesin personal, CCL synon të ndihmojë pacientët të kuptojnë më mirë trupin e tyre përmes analizave laboratorike precize dhe këshillimit profesional.
Në kuadër të panairit të bukurisë, “Cambridge Clinics & Laboratories” sjell një perspektivë moderne mbi konceptin e bukurisë, duke theksuar se kujdesi estetik nis nga shëndeti i brendshëm.
Përmes analizave të specializuara dhe konsultave profesionale, CCL ndihmon në identifikimin e faktorëve që ndikojnë në shëndetin e lëkurës, flokëve dhe energjisë së përditshme, duke e kthyer diagnostikimin në një element të rëndësishëm të rutinës së kujdesit personal.
Me sloganin “Me Cambridge je si kokrra e mollës”, vizitorët mund ta gjejnë “Cambridge Clinics & Laboratories” në stendën blu, jashtë Pallati i Kongreseve, pranë hyrjes në derën e majtë.
Në tre ditët e panairit gjeni ulje speciale deri në 50%.





