“Beauty Fair Albania” vjen në stendën 45 në katin e parë të Pallatit të Kongreseve me një koncept modern dhe ekskluziv që bashkon botën e bukurisë, skincare-it klinik dhe luksit ndërkombëtar përmes katër brandeve të veçanta: “Minksi”, “ProPharm Aesthetics”, “Bernie’s Services” dhe “Bernie’s”.
“Minksi”, i sjellë në Shqipëri nga “Sada-Platts Group”, prezantohet si një beauty retailer ndërkombëtar që synon të sjellë një standard të ri të aksesit ndaj bukurisë globale në tregun shqiptar. Përmes kanaleve të autorizuara të furnizimit, të përdorura nga retailer-ët më të njohur të bukurisë në botë, “Minksi” ofron produkte autentike, të kërkuara dhe me standarde ndërkombëtare. Koncepti i brandit bazohet në idenë që produktet premium të bukurisë, të cilat dikur kërkonin udhëtime apo pritje të gjata, tashmë janë lehtësisht të aksesueshme në Shqipëri, me çmime transparente dhe të përafruara me standardet globale të retail-it. Brenda Tiranës, porositë mund të mbërrijnë brenda ditës ose në orarin e zgjedhur nga klienti, ndërsa në pjesën tjetër të Shqipërisë dërgesat realizohen brenda 2-3 ditëve pune.
Në të njëjtën hapësirë prezantohet edhe “ProPharm Aesthetics”, një brand i ndërtuar mbi filozofinë se skincare efektiv është një kujdes thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien e lëkurës. I formuluar nga farmacistë dhe i mbështetur nga profesionistë mjekësorë të trajnuar në “Harley Street”, brandi kombinon shkencën moderne me rezultate të dukshme. “ProPharm” sjell në panair “K-PHARM”, një gjeneratë të re të skincare-it korean të fokusuar në efektin “glass skin”, përmes rigjenerimit preciz dhe bioteknologjisë moderne. Krahas tij prezantohet edhe “DNA GLOW”, i fuqizuar nga teknologji të avancuara si “Microbial L-PDRN” dhe “stem cell exosomes”, të krijuara për të mbështetur rinovimin e kolagjenit dhe për të sjellë shkëlqim intensiv të lëkurës.
Një tjetër koncept unik është “Bernie’s Services”, një platformë e dedikuar për eksperienca ekskluzive bukurie dhe lifestyle-i. Brandi prezantohet si një botë private e rezervimeve më të kërkuara në industrinë e estetikës dhe luksit, duke përzgjedhur me kujdes sallonet dhe profesionistët më të njohur. Për klientët që vlerësojnë privatësinë dhe komoditetin, disa nga shërbimet mund të organizohen edhe në ambientet personale, në mënyrë diskrete dhe me standard të lartë organizimi. “Bernie’s Services” synon të krijojë një eksperiencë ku luksi dhe komoditeti bashkohen natyrshëm.
Ndërkohë, “Bernie’s” prezantohet si një koncept privat luksi, i ndërtuar për ata që kërkojnë ekskluzivitet, elegancë dhe produkte me identitet të fortë. Në këtë hapësirë prezantohen emra të njohur ndërkombëtarë si Hermès, Prada dhe Jacquemus, duke sjellë pjesë të përzgjedhura për mjeshtërinë, trashëgiminë dhe vlerën e tyre të qëndrueshme. Më shumë se një butik, “Bernie’s” prezantohet si një eksperiencë personale luksi, ku çdo detaj është menduar me kujdes dhe aksesi ndaj markave prestigjioze bëhet më i afërt për publikun shqiptar.
Të katër konceptet së bashku krijojnë një prej hapësirave më moderne dhe të veçanta të panairit, duke sjellë në “Beauty Fair Albania” një kombinim të bukurisë globale, skincare-it inovativ dhe luksit bashkëkohor.





