Kur pasioni për estetikën takohet me profesionalizmin dhe vizionin modern të bukurisë, krijohen marka që lënë gjurmë në industri. Këtë frymë po sjell PAULAR në Beauty Fair Albania 2026, duke prezantuar një koncept të plotë ku studioja, akademia dhe produktet profesionale bashkohen në një identitet të vetëm dedikuar bukurisë moderne.
Në Stendën 30, PAULAR prezantohet si një hapësirë ku eleganca, teknika dhe eksperienca profesionale ndërthuren për të sjellë standarde të larta në industrinë beauty. I themeluar nga Paula Ramadani, brandi është kthyer në një emër të njohur për shërbimet estetike të avancuara dhe përkushtimin ndaj cilësisë dhe inovacionit.
PAULAR Studio ofron shërbime profesionale të realizuara nga staf i specializuar dhe i trajnuar në akademi prestigjioze ndërkombëtare. Në fokus janë teknikat moderne për extension qerpikësh, lash lifting, pigmentim vetullash dhe permanent makeup, të realizuara me kujdes maksimal për të krijuar rezultate elegante dhe natyrale.
Ndërkohë, PAULAR Shop sjell produkte premium dhe brende ndërkombëtare të përzgjedhura posaçërisht për profesionistët e industrisë së bukurisë. Një nga elementët që e veçon brandin është edhe linja PAULAR, e krijuar nga Paula Ramadani, master në qerpikë dhe vetulla, e ndërtuar për të garantuar cilësi dhe performancë profesionale në çdo detaj.
Pjesë e rëndësishme e këtij koncepti është edhe PAULAR Academy, e cila ofron programe të certifikuara dhe trajnime profesionale për studentët dhe artistët e rinj që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në industrinë beauty. Me një qasje moderne dhe të strukturuar, akademia synon të formojë profesionistë të përgatitur sipas standardeve bashkëkohore ndërkombëtare.
Në këtë edicion të Beauty Fair Albania 2026, PAULAR vjen jo vetëm si një brand bukurie, por si një emër që përfaqëson zhvillimin profesional, kreativitetin dhe përkushtimin ndaj estetikës moderne.
Vizitorët e panairit ftohen të vizitojnë PAULAR, Stenda 30 dhe të zbulojnë nga afër një koncept bukurie që kombinon eksperiencën profesionale, produktet premium dhe edukimin modern në një eksperiencë të vetme.





