Friday, May 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Delice Weddings & Events: Elegancë, kreativitet dhe organizim eventesh në Beauty Fair Albania 2026

Delice Weddings & Events vjen në Beauty Fair Albania si një nga emrat më të njohur në industrinë shqiptare të organizimit të eventeve, duke sjellë një qasje ku estetika, kreativiteti dhe profesionalizmi bashkohen në çdo detaj.

E themeluar në Tiranë në vitin 2022, Delice është kthyer shpejt në një simbol të elegancës dhe përkushtimit ndaj cilësisë, duke ofruar një përvojë të plotë për çdo lloj ngjarjeje, nga dasmat intime deri te festat dhe eventet madhështore. Kompania ofron planifikim dhe menaxhim total të eventeve, dekorime ekskluzive dhe të personalizuara, ceremoni tematike dhe destinacionale, si dhe evente korporative e private të kuruara në çdo aspekt.

Një nga elementët më të spikatur të brandit është Delice Floral Design, studioja moderne floristike në Komunën e Parisit, e cila e ngre artin e luleve në një nivel të ri, duke krijuar dekorime unike dhe të personalizuara që i japin çdo eventi një identitet të veçantë.

Nën vizionin e CEO Endri Plaku, Delice nuk kufizohet vetëm në organizimin e eventeve, por synon të krijojë kujtime të paharrueshme që zgjasin një jetë, duke e kthyer çdo detaj në një eksperiencë emocionale dhe estetike.

Në kuadër të Beauty Fair Albania, vizitorët kanë mundësinë të njihen nga afër me shërbimet e Delice dhe të përfitojnë nga uljet speciale për rezervimet e eventeve. Delice Weddings & Events e gjeni në stendën 42, kati i parë i Pallatit të Kongreseve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles