Pink Lab prezantohet në Beauty Fair Albania si një destinacion modern për të gjithë ata që kujdesen për bukurinë dhe mirëqenien e tyre të përditshme. Duke bashkuar skincare-in, suplementet dhe produktet për kujdesin e më të vegjëlve, Pink Lab ofron një qasje të plotë dhe të menduar mirë për rutinën e shëndetit dhe bukurisë.
Në stendën 34, në katin e parë të Pallatit të Kongreseve, vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë një përzgjedhje produktesh të kuruara me kujdes, të cilat fokusohen te cilësia, efektiviteti dhe ndjesia e mirë që ato sjellin në përdorim të përditshëm. Çdo produkt është zgjedhur për të mbështetur një stil jetese më të shëndetshëm dhe më të balancuar, duke e kthyer kujdesin personal në një eksperiencë të këndshme.
Pink Lab nuk është thjesht një brand produktesh, por një filozofi që promovon mirëqenien në çdo hap të rutinës. Me një “vibe” të veçantë dhe një identitet të qartë, ai synon të krijojë një lidhje të natyrshme mes kujdesit për veten dhe ndjesisë së mirë që vjen nga produktet cilësore.
Pjesëmarrja në Beauty Fair Albania e vendos Pink Lab në qendër të vëmendjes si një zgjedhje bashkëkohore për ata që kërkojnë më shumë se thjesht produkte – një eksperiencë të plotë kujdesi dhe mirëqenieje.
Mos ngurroni të kaloni pranë Pink Lab, aty ku jo vetëm do të gjeni atë që po kërkoni, por do e gjeni dhe me ulje ekskluzive në 3 ditët e panairit.



