Friday, May 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Eline Pharma sjell SVR, NUXE dhe Eline, dermatologji dhe luks në Beauty Fair Albania 2026

Eline Pharma vjen në Beauty Fair Albania 2026 me një përzgjedhje prej 3 brandeve ndërkombëtare të dermatologjisë dhe kujdesit të lëkurës, duke sjellë në tregun shqiptar inovacion, siguri dhe rezultate të provuara klinikisht.

Në Stendën 31, vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë produkte dermatologjike dhe kozmetike të avancuara, të fokusuara në kujdesin e lëkurës së ndjeshme, rikuperimin dhe bukurinë natyrale.

SVR është një laborator dermatologjik francez me mbi 60 vite eksperiencë, i krijuar për të ofruar zgjidhje efikase për lëkurën e ndjeshme dhe të brishtë.

Me përbërës aktivë dhe formula inovative, SVR fokusohet në:

përmirësimin e shëndetit të lëkurës
rritjen e vetëbesimit përmes kujdesit dermatologjik
siguri maksimale për lëkurat më të ndjeshme

Laboratori SVR kontrollon me rigorozitet çdo formulë, duke kryer teste të avancuara mbi mekanizmat endokrinë dhe duke garantuar produkte të sigurta, transparente dhe të përditësuara me shkencën më të fundit dermatologjike.

NUXE është një nga markat më ikonike franceze në kujdesin e lëkurës, e njohur për kombinimin e shkencës, natyrës dhe sensualitetit.

Brandi përfaqëson filozofinë “clean beauty”, duke përdorur:

përbërës natyralë me përqindje të lartë
vajra bimore ekskluzivisht
formula vegjetariane dhe shumica vegane
pa vajra minerale, silikone apo përbërës të dëmshëm

NUXE ofron produkte që bashkojnë efikasitetin dermatologjik me tekstura luksoze dhe aroma të parezistueshme, duke krijuar një eksperiencë unike të kujdesit të përditshëm.

Eline përfaqëson qasjen moderne ndaj kujdesit të lëkurës, duke sjellë produkte të fokusuara në mirëqenie, hidratim dhe trajtim të përditshëm për një lëkurë të shëndetshme dhe të balancuar.

Dermatologji, luks dhe shkencë në një vend

Eline Pharma sjell në tregun shqiptar një përzgjedhje brandesh që bashkojnë: shkencën dermatologjike, luksin francez të kujdesit të lëkurës, inovacionin në formulim dhe siguri në stendën 31 me oferta dhe eksperienca ekskluzive gjatë 3 ditëve të panairit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles