Friday, May 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ikona që i rezistoi kohës! FRIDA sjell suksesin e saj në Beauty Fair Albania

Ka emra që nuk kanë nevojë për prezantim. Emra që ndër vite janë kthyer në simbol elegance, profesionalizmi dhe identiteti në botën e bukurisë. Një prej tyre është padyshim “FRIDA”, brandi që prej dekadash ka lënë gjurmë në industrinë shqiptare të makeup-it dhe estetikës.

Në “Beauty Fair Albania 2026”, FRIDA vjen në stendën nr. 4 jo thjesht si një pjesëmarrëse, por si një histori suksesi që i ka rezistuar kohës, trendeve dhe ndryshimeve të brezave.

E ndërtuar mbi pasionin, disiplinën dhe vizionin artistik të Frida Bejës, FRIDA është kthyer në një ikonë të bukurisë në Tiranë, një emër që lidhet me luksin, finesën dhe standardin profesional. Për shumë vajza dhe gra shqiptare, FRIDA nuk ka qenë vetëm një sallon apo një brand kozmetik, por një eksperiencë që ka përcaktuar stilin dhe elegancën ndër vite.

Në një industri ku trendet ndryshojnë çdo ditë, FRIDA ka arritur të ruajë identitetin e saj unik, duke sjellë gjithmonë cilësi, sofistikim dhe produkte të menduara deri në detaj.

Paletat dhe produktet FRIDA janë rezultat i një eksperience të gjatë profesionale, të ndërtuara mbi testime reale, përzgjedhje të kujdesshme ngjyrash dhe një filozofie që e sheh bukurinë si art dhe vetëbesim.

Sot, FRIDA mbetet një nga emrat më të dashur dhe një brand që nuk ndjek trendet, por shpeshherë i krijon ato.

Në stendën nr. 4 në Pallatin e Kongreseve, vizitorët e “Beauty Fair Albania 2026” kanë mundësinë të zbulojnë nga afër botën elegante të FRIDA-s, ku eksperienca, klasi dhe bukuria bashkohen në një emër që vazhdon të shkëlqejë ndër vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles