Friday, May 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Kur bukuria italiane takon perfeksionin! “Erreelle Italia” në “Beauty Fair Albania 2026”

Në edicionin e 8-të të “Beauty Fair Albania”, një nga emrat që po tërheq vëmendjen e vizitorëve është padyshim “Erreelle Italia”, kompania italiane me mbi 30 vite eksperiencë në industrinë profesionale të kujdesit për flokët.

Të pranishëm në stendën nr. 1 në Pallatin e Kongreseve, “Erreelle Italia” prezantohet me pesë brande të njohura: Erreelle, Glamour, Enjoy, Prestige dhe Botani Color, duke sjellë për publikun shqiptar produkte profesionale të krijuara dhe prodhuara totalisht në Itali.

Kompania njihet për standardet e larta të cilësisë, formulat inovative dhe kombinimin perfekt mes teknologjisë moderne dhe përbërësve natyralë. Çdo produkt kontrollohet me kujdes në çdo fazë të prodhimit për të garantuar siguri dhe performancë maksimale për flokët.

Vizitorët në panair do të kenë mundësi të njihen nga afër me linjat më të suksesshme të kompanisë, duke filluar nga trajtimet profesionale, produktet për stilim, maskat ngjyruese, deri te linjat botanike dhe parafarmaceutike për kujdesin intensiv të flokëve.

Brandi “Glamour Professional” sjell produkte moderne për stilim dhe volum, ndërsa “Enjoy” prezanton maska ngjyruese inovative pa amoniak, të pasura me ekstrakte natyrale dhe vitamina ushqyese.

Nga ana tjetër, “Prestige Professional” vjen me linja ekskluzive trajtimi dhe mbrojtjeje për flokët, të pasura me filtra specialë dhe përbërës rigjenerues, ndërsa “Botani Color” ofron kremra ngjyrues me formulë botanike, që garantojnë mbulim perfekt të thinjave dhe mbrojtje të fibrës së flokut.

Me prezencë në më shumë se 190 shtete të botës, “Erreelle Italia” mbetet një nga kompanitë që sjell risi të vazhdueshme në industrinë e bukurisë dhe kujdesit profesional.

Për të gjithë të apasionuarit pas bukurisë dhe kujdesit për flokët, stenda nr. 1 në “Beauty Fair Albania 2026” është një nga ndalesat që nuk duhet humbur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles