Pas hapjes së televotimit ku publiku vendos a duhet të vijojë të qendrojë Fabjola Elezaj në Ferma VIP ka reaguar në rrjetet sociale Adioni,
“Perfeksioni nuk ekziston, gabimet falen. Ola e meriton të vazhdojë garën. Ajo është e fortë dhe e zgjuar, por është ende e re dhe mund të gabojë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Adioni ishte pjesë e debatit që çoi në agravimin e situatës gjatë spektaklit të fundit. Ai doli në televotim përballë Mimozës, por nuk arriti të vazhdojë më tej garën, duke u eliminuar nga publiku.





