Wednesday, May 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Elvana Gjata thyen heshtjen për Festivalin e Këngës: “Më lëndoi helmi”

Elvana Gjata ka zgjedhur shpesh të hesht, edhe në momentet kur ka qenë një nga emrat më të komentuar. Por këtë herë, përballë Dalina Buzit në “The Dalina Show”, ajo vendosi të flasë hapur për disa nga temat më të ndjeshme të jetës dhe karrierës së saj, nga fillimet e këtij rrugëtimi, te dashuria e deri te periudhat më të vështira.

Mes të tjerash, këngëtarja u ndal te eksperienca e saj në Festivalin e Këngës, ku ka garuar dy herë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, por pa arritur ta fitojë këtë mundësi.

Mes të tjerash, Elvana pranoi se një nga gjërat që e ka lënduar më shumë ka qenë mënyra se si kritikat kanë kaluar kufirin profesional dhe janë kthyer në sulme personale.

“Ajo pjesa që më lëndoi dhe nuk mund ta mohoj më është që kaloi në një histeri të pakontrolluar dhe të pakuptimtë. Kaloi nga një kritikë profesionale në një helm personal,” u shpreh ajo.

Megjithatë, ajo theksoi se si figurë publike e ka pranuar edhe këtë anë të famës, duke e konsideruar si një “çmim” që vjen bashkë me të.

“Duke qenë figurë publike, e pranoj edhe këtë, që duhej paguar edhe kjo faturë, sepse interneti kështu bën. Helmi nuk ndalet dhe i jep lirinë kujtdo që të shprehë gjithçka, kështu që është në rregull për mua,” shtoi këngëtarja.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles